‘Mund të ketë zvarritje të konstituimit të Kuvendit’

3:33 pm 11.07.17

 

Monitoruesit e punës së Kuvendit nuk përjashtojnë mundësinë që të ketë zvarritje të konstituimit të Kuvendit, dhe kjo varet nga ajo nëse koalicioni PAN do t’i siguroj numrat e nevojshëm për formimin e Qeverisë.

Kuvendi konsiderohet i konstituar vetëm atëherë kur zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e tij.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do ta ftojë seancën konstituive të Kuvendit në bazë të afateve ligjore dhe kushtetuese.

Zyra për media e Presidencës në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, nuk ka specifikuar se kur do ta thërrasë seancën konstituive, porse ka bërë me dije se për këtë do të respektohen afatet ligjore dhe kushtetuese.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të respektojë të gjitha afatet ligjore dhe kushtetuese gjatë procesit të krijimit të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për media të Presidencës.

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës që monitoron punën e Kuvendit, shpjegon se si duhet konstituuar Kuvendi i Kosovës. “Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga ana e KQZ-së, presidenti i ka 30 ditë në dispozicion për ta ftuar seancën konstituive të Kuvendit. Dhe në rast se presidenti nuk e fton seancën, atëherë deputetët mund të mblidhen vetë pa pasur nevojë për një ftesë nga ana e presidentit. Kryesia e vjetër e Kuvendit është e obliguar që të bëjë të gjitha përgatitjet për seancën konstituive dhe këtë duhet ta bëjë në bashkëpunim me të gjithë kryetarët e subjekteve politike që janë të përfaqësuara në Kuvend. Seanca konstituive duhet të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër i ndihmuar nga deputeti më i ri deri në momentin e zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit. Partia që ka fituar shumicën në Kuvend, pra ka dalë i pari nga këto zgjedhje, ka të drejtën e propozimit të kandidatëve për kryetar të Kuvendit në mesin e 120 deputetëve që janë të zgjedhur. Ky kandidat për t’u zgjedhur duhet t’i marrë shumicën e votave të deputetëve së paku 61 vota në mënyrë që të zgjidhet kryetar i Kuvendit”, tha Krasniqi.

 

…lexo artikullin e plotë

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM