Mund të ketë një film tjetër nga ‘Austin Powers‘

7:27 am 10.05.18

 

Krijuesi i serive filmike Austin Powers thotë se mund të ketë një film tjetër në të ardhmen.

Duke folur në premierën e filmit Terminal, Mike Myers – që shkroi dhe ishte pjesë e filmave Austin Powers – tha se një film tjetër, i katërti, mund të ndodh në të ardhmen.

“Nuk mund të them. Por, e dini, ndoshta,” tha Myers kur u pyet për mundësin e një filmi tjetër nga seritë Austin Powers.

“Është një ndoshta mjaft e fortë. Do të shohim.”

“Do të doja,” ka thënë Myers. “Në gjashtë vitet e fundit kam pasur tre fëmijë dhe ky ka qenë fokusi im. Por, më pëlqen t’i luaj karkateret dhe është zbavitje tërë kohën derisa xhirojmë. Është zbavitje.”

Seritë filmike të Austin Powers së pari u paraqitën në vitin 1997, me filmin Austin Powers: International Man of Mystery. Më pas, më 1999 me The Spy Who Shagged Me, dhe më 2002 me Austin Powers in Goldmember.

 

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM