Muhammad Ali, një person ndryshe “nga momenti në moment” 

6:36 pm 24.09.17

 

Fotografi Thomas Hoepker, i cili në vitin 1966 ishte duke punuar për revistën gjermane Stern, u dërgua për të bërë fotografi të bokserit Muhammad Ali, të cilin e takoi në Londër dhe më pas në Shtetet e Bashkuara.

Për disa ditë radhazi, Hoepker bëri fotografi me poza të ndryshme të bokserit të cilat tregonin për disponimin e tij që tregohet i ndryshëm pothuajse në çdo fotografi.

“Ai mund të ishte një person tjetër nga momenti në moment” thotë Hoepker gjatë një interviste për seritë BBC Culture’s Through the Lens që shënon 70 vjetroin e Magnum Photos.

Në një nga fotot, Hoepker kap momentin që konsiderohet si një nga fotografitë më të mira të tij, një imazh ikonë e kampionit të boksit që tregon grushtin e tij të djathtë.

Më poshtë, po ju sjellim disa prej fotove të cilat shfaqen gjatë intervistës së Hoepker dhënë për BBC, të cilën mund ta shikoni duke klikuar këtu.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM