Muajin tjetër takohen Vuçiq dhe Putin

1:21 pm 09.11.17

 

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka pranuar ftesë nga Rusia për të zhvilluar një takim me presidentin rus Vladimir Putin.

Ka qenë ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Çepurin, ai që i ka dhënë ftesën Vuçiqit për takimin që parashihet të mbahet në Moskë gjatë mesit të muajit dhjetor.

Siç njofton kabineti i Vuçiqit, ky i fundit tha se është shumë e rëndësishme që do të ketë rastin të takojë Putinin dhe të bisedojë për marrëdhëniet dypalëshe dhe për propozime konkrete në avancimin e dialogut politik dhe bashkëpunimit ekonomik, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Një nga temat e diskutimit do të jetë edhe bashkëpunimi në fushën e energjetikës, thuhet në njoftim.

Vuçiq tha se shpreson të bisedojë me Putinin edhe për marrëdhëniet në Ballkanin Perëndimor, Evropë, si dhe për gjendjen globale politike dhe ekonomike.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM