Muajin e ardhshëm, Kosova me një miqësore në stadiumin ‘Adem Jashari’

2:10 pm 04.10.17

 

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll gjatë muajit nëntor pritet të zhvilloj një ndeshje miqësore në stadiumin ‘Adem Jashari’.

Ende nuk dihet se kë do të ketë kundërshtar, mirëpo Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, ka thënë se për këtë janë duke u zhvilluar bisedime.

“Kryetari është në bisedime me disa shtete për një ndeshje miqësore në muajin nëntor. Kosova do ta zhvillojë një ndeshje miqësore në stadiumin ‘Adem Jashari’”, ka thënë Salihu gjatë një konference për media, transmeton Gazeta Express.

Datat e lira për ndeshje miqësore të organizuar nga FIFA janë me 12 dhe 13 nëntor.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM