Moskalimi i demarkacionit çon në zgjedhje të reja?

6:35 pm 11.03.18

 

Çështja e demarkacionit duhet të përfundohet, ndryshe vendi mund të shkoj në zgjedhje të reja.

Kështu thonë analistë politikë të cilat nuk mendojnë se çështja e votimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi duhet të vonohet edhe për javë të tjera.

“Nëse, eventualisht, nuk miratohet demarkacioni, nuk ka asnjë kuptim që kjo Qeveri të qëndrojë dhe duhet të shkohet në zgjedhje të reje. Çështja është jetike për qeverisjen Haradinaj, që të ratifikohet ky demarkacion dhe të procedohet me agjendën evropiane” shprehet për Radion Evropa e Lirë, analisti i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri.

Zgjedhje të reja ka paralajmëruara edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, në një konferencë për media të mbajtur gjatë kësaj jave, ka thënë se derisa seancat e Kuvendit të Kosovës nuk po zhvillohen normalisht dhe në të shumtën e rasteve shumica parlamentare nuk po merr fare pjesë në votime, vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

 

…lexo artikullin e plotë

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM