Mosformimi i institucioneve i humb Kosovës 16 milionë euro kredi nga FMN

8:56 am 28.07.17

 

Për shkak të mosformimit të institucioneve të reja qeverisëse, Kosova do të humb 16 milionë dollarë kredi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Zyrtarë nga Qeveria në largim kanë bërë me dije se më 4 gusht përfundon një marrëveshje ekonomike me këtë fond, dhe pa institucionet e reja nuk do të ketë mundësi të negociohet me FMN-në për ndonjë program të ri, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Republika e Kosovës kishte arritur një marrëveshje ekonomike me Fondin Monetar Ndërkombëtar në vitin 2015, në vlerë prej rreth 185 milionë euro, në kohëzgjatje prej 22 muajsh. Afati i kësaj marrëveshje skadon më 4 gusht të këtij viti.

Agim Krasniqi, zëvendësministër i Financave në Qeverinë në largim të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se kjo marrëveshje nuk ka mundësi të vazhdohet dhe të negociohet për program të ri, pa formimin e Qeverisë së re.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM