Mona Lisa bashkëkohore në një ndërtesë të Parisit

4:02 pm 15.06.17

Artisti spanjoll i rrugës, Okuda, është frymëzuar nga piktura e Mona Lisas dhe më pas e ka krijuar atë në një afresk 50 metra në një ndërtesë të Parisit.

Ky është një variant bashkëkohor i kryeveprës së Leonardo da Vincit. Plot me ngjyra dhe konraste të forta, është më ndryshe sesa nga imazhi i qetë që gjendet në Muzeun e Luvrit.

“Është një vizion i ri i Giocondës, të cilën unë vet e shoh si një grua të shumë kulturave, të pikturuar mbi copëra të ndryshme që vijnë nga disa pjesë të botës”, tha Okuda.

Mona Lisa e Okudës është produkt i një sërë lëvizjesh dhe stilesh në art, e frymëzohet nga vende të tjera. Ajo paraqitet si një grua në këmbë, me minifund dhe një çantë dore.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM