Mjekët e QKUK’së kërcënojnë me grevë nëse nuk rriten pagat

7:39 pm 13.06.18

 

Federata Sindikale e Shëndetësisë në Kosovë (FSShK) i dha ultimatum Qeverisë së Kosovës që deri në fund të këtij muaji të procedojë ligjin për pagat.

Kryetari i kësaj federate, Blerim Syla, tha se nëse deri në fund të qershorit nuk procedohet ky ligj, shëndetësia do të jetë në kolaps, transmeton Gazeta Express.

“Në vazhdimësi kemi zhvilluar takime dhe kemi marrë premtime nga Zyra e Kryeministrit dhe e ministrit të Shëndetësisë. Kërkojmë nga kryeministri dhe akterët e tjerë që të mbajnë fjalën dhe projektligji për pagat të procedohet në qershor. Nëse nuk procedohet ligji i pagave, me të cilin punëtorët shëndetësorë do ta kenë vendin e merituar, shëndetësia do të jetë në kolaps”, tha Syla në një konferencë për media.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM