Ministria licencon Federatën e Biliardos

6:39 pm 15.12.17

 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Spotit, Kujtim Gashi, ka bërë sot licencimin e Federatës kosovare të Biliardos deri në vitin 2020.

Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se Gashi është takuar me kryetarin e kësaj federate, Veton Dyla, ku kanë diskutuar aktivitetet dhe organizimet sportive që zhvillohen në Kosovë në biliardo dhe hapat konkretë që duhen ndërmarrë në të ardhmen, për funksionalizmin e garave në këtë sport në gjithë Kosovën, transmeton Koha.net.

“Licencimi i kësaj federate ka për qëllim mënjanimin e të rinjve nga rruga dhe të merren me sport e me rekreacion dhe në angazhimin e tyre për të nxjerrë talente që Kosova të përfaqësohet në gara ndërkombëtare dhe në këtë aktivitet”, tha Gashi.

Ndërkaq, Dyla hapin e ndërmarrë nga ministria e vlerësoi jashtëzakonisht duke e konsideruar edhe si një mirënjohje dhe përkrahje drejtpërdrejtë nga shteti për komunitetin dhe ata që e duan sportin e biliardos.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM