Ministria investon 600,000 euro në rrugët e Skënderajt

10:27 am 16.02.17

minsrtira

 

Është nënshkruar Memorandum mirëkuptimi, nga Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku dhe nënkryetari i Komunës së Skënderajt Fadil Nura, për financimin e projekteve infrastrukturore në këtë komunë.

Nënshkrimi i Memorandumit do të mundësojë financimin e zgjerimit të rrugës Rezallë – Likofc, në vlerë prej 350,000 € dhe asfaltimin e rrugëve në Izbicë, në vlerë prej 250,000 €, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Mjetet financiare për realizimin e projekteve do të sigurohen nga Ministria e Infrastrukturës, kurse obligimet e Komunës së Skenderajt lidhur me realizimin e projekteve të përmendura janë: sigurimi i kushteve të nevojshme për realizimin e projekteve, procedurat e tenderimit, caktimi i komisionit për vlerësim, caktimi i projekt-menaxherit, si dhe përzgjedhja e komisionit për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së.

Komuna obligohet që të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve pa pengesa brenda afatit të caktuar, në përputhje me ndarjet buxhetore dhe me kualitet të lartë.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM