Ministri i Jashtëm i Malit të Zi: ‘Nuk do t’i kthehemi më’ çështjes së demarkacionit

4:19 pm 13.09.17

 

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Srdan Darmanovic, ka thënë se çështja e përcaktimit të vijës kufitare ndërmjet vendit të tij dhe Kosovës është çështje e mbyllur.

“Ne kemi raporte shumë të mira me Kosovën dhe s’kemi dyshim se kështu do të vazhdojë. Për Malin e Zi, kjo çështje është mbyllur dhe nuk do t’i kthehemi më. Besojmë në kapacitetin demokratik të institucioneve të Kosovës dhe me durim po presim zgjidhjen përfundimtare të demarkacionit me Kosovën” ka thënë ai, transmeton gazeta Express.

Darmanović ka thënë se sa i përket demarkacionit, Mali i Zi nuk mund të ndikojë në asnjë vendim të Qeverisë së Kosovës, përfshirë edhe këtë të sotmen.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM