Millie Bobby Brown bëhet personi më i ri që futet në ‘Time 100’

1:30 pm 20.04.18

 

Aktorja dhe modelja 14 vjeçare, Millie Bobby Brown, është bërë pjesë e listës ‘Time 100’ që çdo vit publikohet nga revista Time e cila përzgjedh emrat që kanë ndikuar më së shumti gjatë vitit.

Në listën e vitit 2018, Millie Bobby Brown i është bashkaur emrave si Cardi B, Prince Harry, si dhe Donald Trump, Rihanna dhe Kim Jong-un, e të tjerë.

Brown u bë e famshme me rolin e saj Eleven në shoun e famshëm televiziv. Ajo ishte pjesë e serive kur ishte në moshën 12 vjeçare.

Kështu, ajo bëhet personi më i ri në moshë që futet në listën e 100 personave më me ndikim përpiluar nga revista Time.

 

 

Duke komentuar futjen e Brown në listës e revistës Time, aktori Aaron Paul e quajti atë një aktore “të jashtëzakonshme”.

“Ajo mund të ketë qenë 12 vjeçare, por mendja dhe shpirti i saj ishin të përjetshëm,” ka thënë Paul duke kujtuar takimin e tij të parë me adoleshenten në New York.

“Ishte sikur po bisedoje me një mentor nga e ardhmja, me një perspektivë dhe siguri të cilën unë vetëm do të mund ta imagjinoja kur isha në atë moshë. Apo në cilëndo moshë, të jem i sinqertë.”

“Ajo disi kupton eksperiencën njerëzore sikur të kishte jetuar atë për mijëra vite. Jam krenar që e njoh. Që e kam shoqe.”  ka thënë Paul.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM