Pas 30 vite, gjendet piktura

Miles Kane ka lëshuar këngë të re. ‘Loaded’ mban titullin bashkëpunimi i tij me Jamie T dhe Lana Del Rey.
Kjo këngë është e para që publikohet nga albumi i ri solo i Kane, Coup De Grace.
“Janarin e kaluar, Jamie T ishte në Los Angeles me një koncert të vogël dhe ne kishim planifikuar të shkruanim diçka së bashku, këtë e flisnim që dhjetë vite,” ka thënë Kane për BBC Radio 1.
“Derisa po ecja [në koncert], aty pashë edhe Lana Del Rey.”
Këngëtari angelez ka treguar se si ka biseduar me Lanan, i ka treguar asaj se sapo ka përjetuar një ndarje, derisa një ditë më pas Lana u ishte bashkuar të dy këngëtarëve për të realizuar këngën.