Fejohen Katy

Adrian McManus e cila punoi si shërbëtore personale e Michael Jackson për katër vjet në fermën e tij Neverland, tha se nuk ka dyshim se këngëtari Jackson ishte pedofil. Në një intervistë me DailyMailTV, McManus thotë se Jackson solli djemtë e rinj në dhomën e tij të gjumit, dhe tha se ajo pa gjëra shqetësuese ndërsa pastronte pas tij. 56-vjeçarja thotë se ajo shihte të brendshme të Jacksonit dhe të fëmijëve në jacuzzi të shtëpisë, dhe dëshmoi se fëmijët ecnin rreth shtepisë zhveshur.
Ajo thotë se ajo gjeti Vaselinë pranë shtratit të Xheksonit, dhe tregoi se këngëtari kishte një obsesion të çuditshëm me foto të fëmijëve.
McManus tha: “Unë nuk e pyeta kurrë për këto gjëra, sepse ai ishte shefi im, dhe ju duhet te bëni vetëm atë qe ju thonë ”
Por më shqetësues ishte një koleksion i madh i kasetave VHS që McManus beson se përmbanin pamje “intime” të yllit me femijë në vitet 1990.
Ajo tregon se si Jackson fshehu kasetat kur ai u përball me akuza penale nga Jordan Chandler, i cili pohonte se ishte abuzuar nga ikona pop
McManus tha se ajo ishte e frikësuar për t’u rrëfyer, sepse truprojat e Jackson i thanë se do ta vrisnin nëse ajo do të filste.’/UrbanFm/