MFK lanson fushatën DIG DATA

1:09 pm 13.07.18

 

E premte 13 korrik, Prishtinë

Fondacioni i Mileniumit të Kosovës (MFK) lansoi sot garën e parë nacionale, DIG DATA (#digdatakosovo) që fton hulumtuesit e të dhënave të gërmojnë të dhënat e hapura, të reflektojnë mbi to dhe ofrojnë për publikun me solucione kreative rreth përdorimit të tyre.

Prezent në hapje ishte edhe Presidenti i Republikës së Kosovës z.Thaci dhe Ambasadori Amerikan z. Greg Delaëie.

Presidenti Thaci në fjalën e hapjes përshëndeti punën e MCC-së dhe Fondacionit të Mileniumit të Kosovës për punën e nisur, kurse Ambasadori Delawie bëri thirrje që mendjet më kreative të vendit, të ofrohen në këtë garë, të marrin pjesë dhe të ofrojnë kontributin e tyre.

DIG DATA (#digdatakosovo) është gara e parë nacionale e këtij lloji në Kosovë dhe e para e MFK që nga lansimi në Nëntor të vitit 2017.

DIG DATA fton opinionistët, mediat, shoqërinë civile, qeverinë, sektorin privat, akademinë, gazetarët, dizajnerët, inovatorët e teknologjisë dhe të gjithë ata që ofrojnë zgjidhje kreative për adresimin e çështjeve të ndryshme, për të diskutuar mbi rëndësinë e të dhënave të hapura për një qeverisje të hapur dhe më përgjegjëse.

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM