Merkel takon Thaçin, do të flasin për zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë

9:42 am 08.05.18

 

Të mërkurën, më 9 maj, në Berlin do të zhvillohet takim ndërmjet kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Temat kryesore të bisedimeve do të jenë marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Gjermani si dhe diskutimi i çështjeve kyçe rajonale.

Takimi Merkel-Thaçi, vjen në kohën kur Gjermania po kërkon që Kosova dhe Serbia të nënshkruajnë marrëveshje ligjërisht obligative, si përfundim i armiqësisë mes tyre, transmeton Koha.net.

Berlini është i pakënaqur me hapat që janë bërë në këtë proces dhe kërkon si nga Beogradi, ashtu edhe nga Prishtina zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani dhe përparim në pjesën e mbetur të problematikave.

Kjo vizitë e Thaçi ndodh thuajse një muaj pasi po në Berlin Angela Merkel priti presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM