Me Björk, gëzuar 9 vjet pavarësi!

7:12 am 17.02.17

‘Declare Independence’ ishte kënga që doli në fillim të muajit janar të vitit 2008.

Kënga është pjesë e albumit Volta, të shtatit nga këngëtarja islandeze, Björk.

Në po atë vit, më 17 shkurt, Kosova shpalli pavarësinë.

Mesazhi origjinal i këngës ishte dedikuar për Ishujt Faroe dhe Greenlandën, ishuj këta që janë me kushtetutë nën mbretërinë e Danimarkës, njëjtë sikurse dikur kishte qenë edhe vendlindja e këngëtares, Islanda.

Por, kënga shpejt u bë një përkrahëse e fortë për vendet që dëshironin pavarësinë, dhe një mesazh mjaft të fortë për Kosovën këngëtarja e dha gjatë performancave të saj në Tokyo të Japonisë, duke treguar përkrahjen e saj për shpalljen e pavarësisë nga Kosova.

Andaj, me këngën ‘Declare Independence’ sot shënojmë 9 vjetorin e pavarësisë, dhe falënderojmë Björk për këtë këngë të bukur dhe për përkrahjen.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM