McConaughey: Pajtohuni me faktin, përqafone Trumpin (video)

7:56 pm 02.02.17

Aktori i njohur amerikan, Matthew McConaughey, i ka bërë thirrje kolegëve të tij nga Hollywood-i që të “përqafojnë” presidentin e ri Donald Trump, pasi “tani nuk kanë zgjedhje tjetër”.

Që nga dita kur Trump u zgjodh president i SHBA-ve, një numër imadh i aktorëve dhe këngëtarëve kanë shprehur mllefin e tyre me qëndrimet dhe deklaratat e tij.

Mirëpo, një mendim më ndryshe e ka shprehuar aktori McConaughey gjatë paraqitjes në emsionin Andrew Marr Show në BBC.

“Nuk kanë zgjedhje tjetër tani. Ai është presidenti ynë. Është mjaft dinamik, dhe përkundër përqarjes që kemi pasur gjatë inaugurimit, në të njëjtën kohë është koha që ne ta përqafojmë. Shtrëngoni duart me faktin, jeni konstrukitv me të gjatë katër viteve të ardhshme.” ka thënë McConaughey.

Ai ka vazhduar më tutje: “Edhe ata që fuqishëm nuk pajtohem me principet apo gjërat që ai ka thënë apo bërë – çka është diçka tjetër, mbetet të shohim çfarë do të bëjë në krahasim me çfarë ka thënë – pa marrë parasysh sa nuk jeni pajtuar gjatë rrugëtimit, është koha të mendoni sa konstruktiv mund të jeni. Pasi ai është presidenti ynë gjatë katër viteve të ardhshme, së paku.”

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM