Mbi 50% e të rinjve kosovarë janë të papunë

11:59 am 09.10.17

 

Anketa e Fuqisë Punëtore për tremujorin e dytë të vitit 2017, bërë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka treguar se mbi 50% e të rinjve kosovarë janë të papunë.

Saktësisht, nga mosha 15 deri në 24 vjeç janë 50.9% e kosovarëve që nuk kanë një punë.

Bazuar në tremujorin e dytë të vitit 2017, 27.3% e të papunëve në Kosovë ishin të rinj (të moshës 15-24 vjeç) me 8.9 pikë diferencë midis meshkujve dhe femrave.

Shkalla e papunësisë tek rinia e gjinisë femërore është më e lartë (60.2 %) krahasuar me meshkujt (47.1%), transmeton gazeta Insajderi.

Ndërsa, shkalla e përgjithshme e papunësisë në Kosovë, sipas kësaj ankete të ASK-së, është 30.6 për qind.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM