Mbi 25 milionë euro të shpenzuara për marrjen e vizave

10:10 am 06.03.18

 

Për të aplikuar për marrjen e vizës, nga viti 2010 deri më 2016 qytetarët e Kosovës kanë shpenzuar mbi 25 milionë euro.

Kështu shkruan sot Gazeta Zëri e cila njofton se gjatë kësaj periudhe janë dorëzuar mbi 507 mijë aplikacione, ndërsa rreth 97 mijë janë refuzuar.

Pagesa për aplikim për vizë Shengen dallon varësisht nga ambasada, më e lira është 35 euro, ndërsa taksat më të larta shkojnë në 60 apo në 65 euro.

Sipas statistikave të Komisionit Evropian dhe të Eurostat-it, gjatë viteve 2010-2016 kosovarët kanë pasur mbi 507 mijë aplikime për viza Shengen, të cilat sipas një përllogaritjeje me pagesën mesatare u kanë kushtuar mbi 25 milionë euro, shkruan gazeta. Madje, rreth 97 mijë prej aplikimeve gjatë këtyre shtatë vjetëve janë refuzuar.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM