Mbi 200 gra në parlamentin e ri francez

11:53 am 19.06.17

 

Zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën në Francë kanë rezultuar me një numër rekord të grave që do të jenë deputete në parlamentin e ri.

Kjo për shkak se partia fituese e presidentit Emmanuel Macron kishte përpiluar një listë të balancuar të kandidatëve për deputetë.

Nga totali i 577 deputetëve të rinj të zgjedhur dje, 233 janë gra, që nënkupton se është thyer rekordi i zgjedhjeve të kaluara prej 155, transmeton Express.

Po ashtu, kjo e radhit Francën nga vendi i 64-t në vendin e 17-t në botë për përfaqësim femëror në parlament dhe në të 6-in në Evropë, duke e tejkaluar Britaninë dhe Gjermaninë.

LREM, e cila e fitoi shumicën dërrmuese në zgjedhjet parlamentare të së dielës, ka përqindjen më të lartë të grave të zgjedhura në Parlament (47%).

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM