Mbi 1.2 milionë persona kërkuan azil në Evropë gjatë vitit 2016

12:35 pm 16.03.17

eks

 

Agjencia e Statistikave e Bashkimit Evropian “Eurostat”, njofton se më shumë se 1.2 milionë njerëz aplikuan për azil në bllok vetëm vitin e kaluar, kryesisht nga Siria, Afganistani dhe Iraku.

Në të dhënat e publikuara sot, Eurostat njoftoi se krahasuar me vitin 2015, këtë vit ka pasur më pak azil kërkues që kanë aplikuar për herë të parë për mbrojtje ndërkombëtare, transmeton Express.

Nga ata që kanë arritur vitin e kaluar, rreth një e treta – 334.800 – vinin nga Siria e shkatërruar nga lufta, ndërsa 183.000 nga Afganistani dhe 127.000 nga Iraku.

Rreth 60% prej tyre kërkuan azil në Gjermani, ndërsa 10% në Itali.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM