Mbahet sfilata e modës për persona me nevoja të veçanta

12:36 pm 07.12.18

Prishtinë, 7 dhjetor – Në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala sonte organizon për herë të parë në Kosovë eventin e modës për persona me nevoja të veçanta “E Bukura Fillon Me Ne”.

Ky event që organizohet për herë të parë në Kosovë, në bashkëpunim me dizajnerët më eminent vendor si: Valdrin Sahiti Lia Stublla Drenusha Xharra, Diana Qerimi, Etnik Shala, Shema Sahiti Labinot Gashi Enkelejda Shatri, Mia Matin, dhe Valon Pestisha, kreacionet e të cilëve do të prezantohen ekskluzivisht vetëm nga këta persona, ka për qëllim krijimin e  mundësisë së shfaqjes së talentit të këtyre personave në këtë fushë.

Mbi të gjitha, fokus kryesor ka ngritjen e vetëdijësimit të shoqërisë sonë se edhe këta persona që kanë aftësi ndryshe duhet dhe mund  të jenë te integruar edhe në fushën e modës, dhe krijimin e një pozite të barabartë të kësaj kategorie në shoqërinë tonë.

Për më shumë informata përcilleni sot në ora 17:00 intervistën në emisionin e Bernës ‘Traffic’ me musafir nga eventi ‘E bukura fillon me ne’ në Radio UrbanFM 103.5

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM