May uron Haradinajn: Prioritet të jetë trajtimi i mangësive në sistemin e drejtësisë

1:25 pm 04.10.17

 

Kryeministrja e Mbretësisë së Bashkuar, Theresa May, i ka dërguar urim Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për zgjedhjen në krye të qeverisë.

May ka thënë se vendi i saj është o përkushtuar për integrimin e Kosovës në komunitetin ndërkombëtar dhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Ne mbështesim fuqishëm një Kosovë stabile, të sigurt, dhe prosperuese.” Thuhet në urimin e May, transmeton gazeta Zëri.

Kryeministrja britanike shpreson që qeverisa Haradinaj të trajtojë me prioritet mangësitë në sistemin e drejtësisë.

Ky është urimi i plotë:

 

Shkëlqesisë së tij Ramush Haradinaj

I nderuari Kryeministër,

 

Ju lutem pranoni urimet e mia të sinqerta në emër të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, me rastin e zgjedhjes suaj Kryeministër i Kosovës.

Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova gëzojnë miqësi të ngushtë dhe historike.

Ne jemi të përkushtuar për Kosovën e integruar në komunitetin ndërkombëtar dhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Ne mbështesim fuqishëm një Kosovë stabile, të sigurt, dhe prosperuese.

Në këtë kuadër, ne do të vazhdojmë të përkrahim fuqizimin e sundimit të ligjit në vendin tuaj, dhe shpresojmë që qeveria juaj do të trajtojë me prioritet mangësitë në sistemin e drejtësisë, e gjithashtu të ndërmarrë të gjitha masat e duhura që të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje të shtuar teknike dhe shpresojmë që iniciativat ekzistuese të gjejnë mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë suaj, siç është projekti me Mbretërinë e Bashkuar për asistencë Kosovës në rekrutimin e pozitave të larta drejtuese në administratën publike.

Ne besojmë se bashkëpunimi Mbretëri e Bashkuar – Kosovë në këtë projekt është me rëndësi të lartë sepse nxitë profesionalizmin, llogaridhënien, dhe transparencën në administratën publike – dhe në këtë mënyrë, demonstron para botës përkushtimin e Kosovës në vlerat demokratike.

E mirëpres vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë të dy qeverive tona. Do të jem e nderuar të ju mirëpres në Mbretërinë e Bashkuar për Samitin e Ballkanit Perëndimor i cili do të mbahet vitin e ardhshëm.

 

Sinqerisht e juaja,

Theresa May

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM