Mattis: Nuk mund të vërtetojmë vdekjen e al-Baghdadit

9:09 am 15.07.17

 

Shtetet e Bashkuara nuk mund të vërtetojnë vdekjen e liderit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi.

Gjatë javës, Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, ka thënë se ka “informacion të konfirmuar” se Baghdadi është vrarë.

Por, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-ve, Jim Mattis, ka thënë se nuk kanë prova për vdekjen e al-Baghdadit.

“Nëse do të kishim të dhëna , do t’i kishim publikuar”. Unë nuk mund të konfirmojë ose mohoj një gjë të tillë”, ka thënë Matiss, transmeton Radio Evropa e Lirë.

“Ne e konsiderojmë atë të gjallë, derisa të na dëshmohet e kundërta”, ka shtuar ai.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM