Matoshi: Nesër seanca. Demarkacioni do të kryhet

12:56 pm 19.03.18

 

Halil Matoshi, këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, e ka konfirmuar se në takimin ndërmjet kryeministrit dhe presidentit Hashim Thaçi është folur për çështjen e demarkacionit.

“Mund ta konfirmoj se takimi ka ndodh, është bisedu për të gjitha temat të cilat e preokupojnë lidershipin e Kosovës” ka thënë Matoshi për Lajmi.net.

“Demarkacioni është temë e pashmangshme, seanca do të jetë nesër, konsiderojmë nga këndvështrimi i Qeverisë së Kosovës se kjo temë do të kryhet” është shprehur ai.

Nesër do të jetë përpjekja e katërt për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit, duke pas prasysh tri seancat paraprake të cilat janë ndërprerë në mungesë të votave.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM