‘Massive Attack: A Bristol Story’ libri nga Melissa Chemam

7:54 am 29.01.18

 

Libri me titullin Massive Attack: A Bristol Story nga Melissa Chemam sjell tregimin për trip-hop grupin Massive Attack, për të cilin autorja thotë se forimi i tij ishte në kohën e duhur dhe në qytetin e qëlluar.

Më pëlqen kur mund të dëgjosh dhe të ndjesh karakterin e një qyteti në muzikën e një grupi apo artisti. Ashtu siç mund të dëgjosh qytetin e New York-ut në muzikën e Lou Reid dhe Velvet Underground, dhe se si Joy Division tingëllon njëjtë si koha e viteve 1970-ta në qytetin gri të Manchesterit.

Kështu, kjo muzikë bëhet pjesë e strukturës dhe imazhit të qytetit, dhe bëhen të pandashme. Grupi që pati ndikim të madh ishte Massive Attack dhe ky grup mund të krijohej vetëm në një qyteti – në Bristol. shkruan faqja FluxMagazine.

Ky ishte qyteti ku ndodhën përplasjet kulturore dhe përzierjet. Qyteti u ngrit mbi gjakun, djerësët dhe lotët e skllavëve dhe shumë emigrantëve që u futën në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve 1950-ta dhe u vendosën në Bristol.

Libri është i ndërtuar me rrëfime nga Robert Del Naja (që njihet edhe si 3D), dhe të anëtarëve të tjerë të bendit Massive Attack, si dhe nga artistë dhe muzicientë të tjerë që bashkëpunuan me bendin. Këtu përfshihen emrat si Tricky, Inkie, Neil Davidge dhe Sean Cook, dhe anëtarë nga grupet Alpha dhe Portishead.

Në libër gjithashtu gjenden të dhëna rreth qytetit Bristol, pjesë nga intervista me historianët dhe thënie nga intervista që artistët kishin dhënë gjatë viteve 1990-ta dhe 2000-ta.

Libri Massive Attack: A Bristol Story del në shitje nga data 9 prill e këtij viti përmes botuesit Tangent Books.

 

 

Për më shumë detaje vizitoni faqet:
https://www.facebook.com/frombristoltomassiveattack/
https://www.tangentbooks.co.uk/

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM