Marvel janë në kërkim të superheroit të tyre të parë homoseksual

5:26 pm 05.03.19

Marvel

Marvel janë në kërkim të superheroit të tyre të parë homoseksual, kanë raportuar mediat. Gjatë promovimit për Ant-Man dhe The Wasp në vitin 2018, presidenti i studios Kevin Feige tha se Marvel ishte duke punuar për futjen e një karakteri të ri LGBTQ në universin kinematik me The Eternals të vitit 2020.

Tani, sipas Show Hashtag, Marvel ka dhënë më shumë detaje për atë që po kërkojnë. Studio thuhet se po kërkon një aktor që “fizikisht duket si një superhero” dhe është midis moshës 30 dhe 49 vjeç. Nuk ka preferencë për etnicitetin, megjithatë, ata do të preferonin të jetë një aktor haptas homoseksual.

Image result for marvel gay superhero

Eternals janë një ekip i superherove, duke përfshirë karaktere si Sersi, Ikaris dhe Piper. Identiteti i karakterit homoseksual të propozuar aktualisht është duke u diskutuar dhe nuk dihet ende nëse do të jetë një karakter krejtësisht i ri ose një që është parë në librat komik. Filmi është planifikuar të fillojë xhirimet në Britani të Madhe në shtator dhe do të dalë në vitin 2020. Ai do të drejtohet nga Chloé Zhao, e cila ishte prapa kamerës për filmin The Rider në 2017. Ndërkohë, Captain Marvel, filmi i parë Marvel i udhëhequr nga një superhero femër, do të publikohet premten (8 mars). Brie Larson luan rolin e superheroit, krahas me Samuel L. Jackson, Jude Law dhe Annette Bening./UrbanFM/

Image result for captain marvel

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM