Martohet Kevin Parker i Tame Impala; Porositin 150 hamburgerë të McDonalds

8:13 pm 11.02.19

Kevin Parker i grupit të njohur Tame Impala u martua me të dashurën e tij Sophie Lawrence në një ceremoni sekrete në një vresht në Western Australia të shtunën (9 shkurt). Sipas The Mail, në festë ata porositën  150 hamburgerë të McDonald’s në mesnatë, dhe festat që zgjatën deri në agim. Çifti thuhet se u martua para 175 mysafirëve. Lady Gaga u tha të ishte ndër të ftuarit, por nuk ishte në gjendje të merrte pjesë për shkak të angazhimeve në Grammys. Gjithashtu, mungonte edhe partneri kreativ i Parker, Mark Ronson./UrbanFm/

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM