Marrëveshja e re nuk bënë ndryshime të theksuara të kufirit, thotë Darmanoviq

1:36 pm 20.02.18

 

Ministri i Jashtëm malazez, Srgjan Darmanoviq, ka thënë se marrëveshja e fundit për rishikimin e vijës kufitare ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës nuk do të ofroj ndryshime të theksuara, por do të bëhen disa korrigjime teknike të vijës kufitare.

Darmanoviq, i pyetur për të komentuar nëse marrëveshja e re do të çojë në ndryshime kufitare, tha se deklarata politike e Thaçit dhe Vujanoviçit është një konfirmim i asaj që tashmë është në Marrëveshjen bazë, Neni 7.

“Prandaj, nuk ka ndryshime të theksuara,” u tha Darmanoviq gazetarëve, duke shtuar se pasi të dy vendet ratifikojnë një marrëveshje kufitare, Komisioni duhet të dalë në terren dhe të ekzekutojë delimitimin, transmeton Gazeta Express.

Darmanoviq tha se ekziston një mundësi që, siç tha ai, metër për metër, komsioni do të përcaktojë disa korrigjime teknike. “Ky është kufiri që ne e dinim gjithmonë”.

“Marrëveshja kufitare duhet të ratifikohet dhe kjo është një çështje e riparimeve të mundshme teknike që nuk sjellin dëme për asnjë nga palët e procesit të negociatave”, tha Darmanoviq.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM