Markoviq: Për Malin e Zi, çështja e demarkacionit është e rrumbullakuar

6:10 pm 14.02.18

 

Kryeministri malazez, Dushko Markoviq, gjatë vizitës së tij në Kosovë tha se për vendin e tij Marrëveshja për demarkacionin e kufirit është rrumbullakuar me ratifikimin e saj në Kuvend e Malit të Zi.

“Kur është fjala për Malin e Zi, çështja e Marrëveshjes së demarkacionit është e rrumbullakuar (përmbyllur) me ratifikim në Kuvend, kurse në Kosovë, Kuvendi nuk e ka ratifikuar atë”, tha Markoviq, transmeton Radio Evropa e Lirë.

“Ne si shtet mik i Kosovës duam që të zgjidhet kjo çështje. Nuk duam që të krijohen probleme”, theksoi kryeministri i Malit të Zi.

“Mendoj se do të gjejmë zgjidhjet më të mira që ta kemi marrëveshjen e ratifikuar”, theksoi ai, duke shtuar se me këtë hap, Kosova do të përfitonte edhe në procesin e liberalizimit të vizave.

Këto komente, ai i ka bërë gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas një takimi që zhvilluan në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

“Ka një vullnet të mirë që të gjendet dalja nga gjendja në të cilën jemi dhe kam shpresë se do të gjendet një zgjidhje”, tha Haradinaj, duke mos dhënë detaje tjera.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM