Marilyn Manson i gatshëm të bashkëpunoj me Justin Bieber

11:53 am 21.09.17

 

Hard rok këngëtari Marilyn Manson ka lënë të kuptohet se në të ardhmen mund të ndodh një bashkëpunim i tij dhe këngëtarit Justin Bieber.

Të dy këta kishin një mosmarrëveshje që zgjati më shumë se një vit, pasi Manson e kishte quajtur Bieberin “një copë m*ti” kur ky i fundit kishte veshur një maicë të hard rock këngëtarit gjatë një koncerti.

Pas komenteve të Manson, Bieber kishte dërguar mesazhe duke i kërkuar falje 48 vjeçarit për këtë veprim dhe për deklaratat se me këtë e kishte bërë përsëri të famshëm.

Tani, Manson ka thënë se nuk ka ekzistuar një mosmarrëveshje e tillë dhe se njerëzit e tjerë e kishin bërë të dukej si e tillë.

“Ta kthjemë gjithë këtë dhe në djall mediat dhe të bëjmë diçka bashkë. Kështu do të ishtë më së miri.” Ka thënë Manson gjatë një interviste për SiriusXM.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM