Margot Robbie si një ‘femme fatale’ në filmin Terminal  

10:03 am 02.04.18

 

Në trailerin e ri për filmin Terminal, tregohet karakteri i Margot Robbie, një ‘femme fatale’ me prirje për mashtrim dhe dhunë ndaj kujtdo që i bie të ketë punë me të.

Zhvilluar në një qytet anonim, tregimi në film ofron një labirint të hakmarrjes që sillet rreth dy vrasësve të ngarkuar me punë nga një njeri misterioz me emrin Mr. Franklin.

Në filmin e llojit neo-noir paraqiten edhe Mike Myers, Max Irons, Simon Pegg dhe Dexter Fletcher.

Filmi është punuar nga Vaughn Stein dhe ka premierën më 11 maj.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM