Mali i Zi kërkon ndihmë për ndaljen e zjarreve

7:48 am 18.07.17

 

Flakët të cila kanë përfshirë malet në disa zona turistike të Malit të Zi kanë bërë që autoritetet në këtë vend të kërkojnë ndrihmë ndërkombëtare për të ndaluar flakët.

Udhëheqësit e qyteteve bregetare të Kotorrit, Tivatit dhe Herceg Novit i kanë bërë thirrje qeverisë të kërkojë ndihmë nga shtetet fqinje, Kroacia, Bosnja dhe Serbia.

“Situata në Llushticë është kritike. Ministria e punëve të Brendshme në Malin e Zi ka kërkuar të aktivizohet Mekanizimi i Mbrojtjes Civile i Bashkimit Evropian”, ka thënë qeveria përmes një deklarate, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Të paktën 100 turistë janë detyruar të largohen nga një zonë bregdetare, e cila ka qenë më e prekuara nga flakët.

Si shkak i erërave të forta dhe kohës së thatë, zjarri në Llushticë, në jug të Malit të Zi është zgjeruar afër shtëpive dhe zonave të kampit.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM