Madonna rikthehet në detyrën e regjisores

6:36 pm 14.03.18

 

Këngëtarja Madonna ka njoftuar se do të jetë regjisore e një filmi që bënë fjalë për jetën e balerinës Michaela DePrince.

Taking Flight quhet filmi të cilin do ta punoj Madonna dhe i cili tregon për jetën e DePrince e cila ishte rritur në Sierra Leone si jetime para se të bëhej një nga kërcimtaret më të njohura të baletit në botë.

“Tregimi i Michaela-s depërtoi thellë brenda meje si artiste dhe si një aktiviste që kupton mjerimin,” ka thënë Madonna. “Kemi një rast unik për të ofruar dritë rreth Sierra Leones dhe të lëjmë Michaela-n të jetë zëri për gjithë fëmijët jetim me të cilët ajo u rrit. Jam e nderuar të sjell në jetë tregimin e saj.”

Në ta kaluarën Madonna njihet për punën e saj si regjisore në filmat Filth And Wisdom dhe W.E.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM