Madonna në filmin e saj të shkurtër: “Mirëseerdhët në revolucionin e dashurisë” (video)

11:35 am 09.03.17

Madonna ka publikuar dje një film të shkurtër të quajtur Her-Story, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Grave.

Fotografët Luigi dhe Iango janë bashkuar me Vogue Germany për të krijuar këtë film, të cilin këngëtarja e ndau përmes Facebookut duke shkruar se “filmi i dedikohet të gjitha grave që luftojnë për liri!”.

Filmi fillon me zërin e pop-këngëtares e cila thotë: “Mirëseerdhët në revolucionin e dashurisë, të refuzimit tonë si gra për të pranuar këtë epokë të re të tiranisë,”

“Ku jo vetëm gratë janë në rrezik, por të gjithë njerëzit e margjinalizuar, ku të jesh ndryshe mund të konsiderohet si krim. Revoucioni fillon këtu.” thotë Madonna.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM