Macron: Kemi prova se sulmi në Siri u bë me armë kimike

4:37 pm 12.04.18

 

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se ka prova se qeveria siriane kreu vikendin e kaluar sulmin  mbi qytezën Douma me armë kimike.

“Kemi prova se javën e kaluar nga regjimi i Bashar al-Assad u përdorën armë kimike, së paku klorin.” ka thënë Macron, transmeton BBC.

I pyetur nëse Franca do t’i bashkohet sulmeve ndaj Sirisë, ai është përgjigjur: “Na duhet kohë të marrin vendime në kohën e duhur, kur gjykojmë më së miri dhe më efektiv.”

Besohet se vendet perëndimore janë duke u përgatitur për sulme ndaj qeverisë siriane.

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili të mërkurën tha se raketat janë gati, tani ka shkruar në Twitter se nuk e ka thënë ditën se kur një sulm ndaj Sirisë do të ndodh.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM