M.I.A. në panel diskutimi me Julian Assange dhe Slavoj Žižek  (video)

9:57 pm 15.06.17

Rep muzicientja nga Londra, M.I.A., është kuratore e Meltdown Festival i cili po mbahet në Southbank Centre të Londrës dhe do të vazhdoj deri më 18 qershor.

Përveç se ka sjellë artistë dhe muzicientë të njohur, ndër ta Soulwax, MHD, Mykki Blanco dhe JD Samson, këngëtarja gjithashtu ka mbajtur edhe një panel diskutimi me themeluesin e Wikileaks, Julian Assange dhe me filozofin Slavoj Žižek, nën titullin ‘What’s Coming Next’ (Çka do të pasoj).

Në këtë panel është diskutuar për “kompleksitetin e aktivizmit global dhe artit në ndryshimin e botës”.

Tani, një video nga ky diskutim është paraqitur në YouTube. Në të paraqiten M.I.A., Srećko Horvat, dhe Žižek, derisa bisedës i bashkangjitet edhe Assange përmes një video-linku.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM