Lykke Li paralajmëron albumin. Lëshon dy këngë të reja

7:52 am 19.04.18

 

Lykke Li ka dhënë detaje nga albumi i ri, derisa ka shpërndarë edhe dy këngë të reja.

Albumi i katërt i këngëtares suedeze quhet So Sad So Sexy dhe do të dal më 8 qershor.

Këngëtarja ka lëshuar dy këngë nga ky album, ‘Deep End’ dhe ‘Hard Rain’.

 

 

Në albumin e ri Lykke Li ka bashkëpunuar me Jeff Bhasker (bashkëpuntor i Kanye West), me producentin Malay (që njihet për punën me Frank Ocean dhe Zayn), dhe me T-Minus (bashkëpuntor i Drake dhe Lamar).

Gjithashtu, në albumin  ri të Lykke Li kanë kontribuar edhe Rostam (ish-anëtar i bendit Vampire Weekend) dhe reperja amerikane Amine.

 

1 ‘Hard Rain’
2 ‘Deep End’
3 ‘Two Nights’ [ft. Aminé]
4 ‘Last Piece’
5 ‘Jaguars in the Air’
6 ‘Sex Money Feelings Die’
7 ‘So Sad So Sexy’
8 ‘Better Alone’
9 ‘Bad Woman’
10 ‘Utopia’

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM