Lunaçek: Jemi të kënaqur me zhvillimin e zgjedhjeve

4:49 pm 12.06.17

 

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, ka përshëndetur punën e KQZ-së për organizimin e zgjedhjeve dhe ka bërë thirrje për vazhdimin e zhvillimit demokratik të Kosovës.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka qenë i suksesshëm në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për një kohë të shkurtër. Ne jemi të kënaqur se procesi u zhvillua në një atmosferë të qetë. E inkurajoj vazhdimin e zhvillimit demokratik të Kosovës”, ka thënë Lunaçek, transmeton gazeta Zëri.

Lunaçek theksoi se politikanët kosovarë duhet të punojnë për të mirën e vendit dhe të qytetarëve të saj.

“Qeveria e ardhshme duhet të jenë të fokusuar në krijimin e kushteve më të mira ekonomike dhe sociale si dhe të punohet me shumë në arsim dhe shëndetësi. Kjo është ajo që kërkojnë qytetarët dhe ne si miq të Kosovës”.

Sipas saj, sa më shpejt duhet të plotësohen dy detyrimet e fundit në rrugën drejt liberalizimit të vizave duke përmendur në veçanti ratifikimin me Malin e Zi.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM