Lunaçek: Asociacioni nuk duhet të ketë mandat ekzekutiv

11:59 am 16.04.18

 

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk guxon të ketë mandat ekzekutiv, ka thënë ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek.

Në një intervistë për Gazetën Zëri, Lunaçek ka thënë se qeverisja lokale dhe bashkëpunimi midis komunave duhet të jetë i pavarur nga përkatësia etnike e popullsisë.

Gjatë kësaj interviste ish-nënkryetarja e Parlamentit Evropian ka folur edhe për raportet në mes të Serbisë dhe Kosovës në rrugën e integrimit evropian të të dyja vendeve.

Sipas saj, asnjë qeveri e një shteti anëtar të BE-së nuk do të jetë e gatshme për të pranuar një shtet tjetër me kufij të paqartë në Bashkimin Evropian pas pranimit të shtetit të ndarë të Qipros më 2004-n dhe për këtë arsye duhet të ketë njohje të Kosovës nga Serbia.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM