Lucasfilm konfirmon se filmi “Boba Fet – Star Wars” zyrtarisht është anuluar.

11:23 am 30.10.18

Siç duket filmi i parapare “Boba Fet – Star Wars ”është anuluar, kështu ka konfirmuar kompania e produksionit “Lucasfilm”.

Disney dhe Lucasfilm kanë kaluar në një projekt tjetër, ku ata do të përqendrohen në realizimin e serive të reja të serialit“ The Mandalorian”.

Seriali është aktualisht në produksion me regjisorin Jon Favreau, dhe tregon përrallen e një luftëtari derisa ngjarja zhvillohet në tre dekada midis “Return of the Jedy” dhe “The Force Awakens”.

Në fillim të këtij muaji, me 5 Tetor regjisori Favreu ka treguar se personazhi kryesor do të jetë i ngjashëm me atë të Boba Fat, ai gjithashtu ka nda me fansat edhe sinopsisin zyrtarë, në mënyre që ata të kanë një ide rreth serialit që po vjen.

Gjithashtu është thënë që Disney do të paguaj $100 milion për realizimin e këtij seriali, duke e bërë kështu një nga prodhimet televizive më të shtrenjta.

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM