LSDM fitoi 57 komuna, BDI 10, VMRO 5, ASH 3, Besa 1

6:00 pm 30.10.17

 

Përmbyllja e rezultateve përfundimtare të Komisionit Shtetëror Zgjedhor për raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve lokale, tregon se LSDM ka qenë partia që ka fituar numrin më të madh të komunave të vendit edhe atë 19 vetëm në rrethin e dytë.

VMRO DPMNE në këtë rreth të dytë ka fituar në dy komuna të vendit, BDI në 8 komuna, Aleanca për Shqiptarët ka fituar 3 Komuna ndërkaq Lëvizja Besa dhe PDSH do të udhëheqin me nga një komunë, transmeton Alsat-M.

Beteja e djeshme mes subjekteve politike shqiptare nëpër komunat e banuara kryesisht me shqiptarë ka kaluar me diferencë të ngushtë. Në Tetovë kandidatja e BDI-së Teuta Arifi ka shënuar fitore ndaj kandidatit të Lëvizjes Besa me diferencë prej 1023 votash.

 

Komuna e Tetovës

BDI – 18,136 vota apo 49,09%

Lëvizja BESA – 17.113 vota apo 46,32%

Diferenca 1023 vota

 

Në Komunën e Cairit kandidati i BDI-së Visar Ganiu ka pasur 209 vota më shumë se kundërandidati i tij Zeqirja Ibrahimi nga radhët e Lëvizjes Besa.

Komuna e Çairit

BDI – 13,916 vota apo 48,66%

Lëvizja BESA – 13,707 vota apo 47,93%

Diferenca 209 vota

 

Në komunën e Strugës kandidati i BDI-së Ramiz Merko ka qenë në epërsi prej 788 vota ndaj kreut të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela.

Komuna e Strugës

Aleanca për Shqiptarët – 13.157 vota apo 46,73%

BDI – 13.945 vota apo 49,53%

Diferenca 788 vota

 

Ndërkaq në komunën e Gostivarit kandidati i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari ka fituar postin e kryetarit të kësaj komune duke shënuar epërsi prej 965 votash ndaj kandidatit të BDI-së Nevzat Bejta.

Komuna e Gostivarit

Aleanca për Shqiptarët 16,920 vota apo 50,12%

BDI – 15,955 vota apo 47, 26%

Diferenca 965

 

Në Komunën e Sarajit kandidati i BDI-së ka qenë në epërsi ndaj kundërkandidatit të tij nga radhët e Besës me diferencë prej 944 votash.

Komuna e Sarajit

BDI – 8,896 vota apo 52,26%

Lëvizja BESA – 7.952 vota apo 46,71%

Diferenca 944 vota

 

Ndërkohë që në Dibër diferenca mes Ruzhdi Latës dhe kandidatit të Aleancës për Shqiptarët ka qenë për 512 vota.

Komuna e Dibrës

BDI – 4,430 vota apo 52,04%

Aleanca për Shqiptarët 3,918 vota apo 46,02%

Diferenca 512 vota

 

Në komunën e Zhelinës kandidati i Lëvizjes Besa ka kryesuar me 344 vota më shumë ndaj kandidatit të BDI-së.

Komuna e Zhelinës

BDI – 5,099 vota apo 48,03%

Lëvizja Besa – 5,443 vota apo 51, 27%

Diferenca 344 vota

 

Ndërkaq Kandidati i BDI-së ka dalë i pari i komunës së Likovës me diferencë prej 2081 votash ndaj kundërkandidatit të tij nga Lëvizja Besa.

Komuna e Likovës

BDI – 6,656 vota apo 58,55%

Lëvizja BESA – 4.575 vota apo 40,24%

Diferenca 2081vota

 

Në komunën e Bogovinës kandidati i Aleancës për Shqiptarët ka arritur të fitojë 1040 vota më shumë ndaj kundërkandidatit të tij nga radhët e BDI-së.

Komuna e Bogovinës

BDI – 5.390 vota apo 45,01%

Aleanca për Shqiptarët 6.430 vota apo 53,70%

Diferenca 1040 vota

 

Në komunën e Vrapcishtit Aleanca për shqiptarët ka marrë 458 vota më shumë se kandidati i BDI-së duke arritu kështu që të merr pozitën udhëheqëse të kësaj komune.

Komuna e Vrapcishtit

BDI – 5.184 vota, apo 47,09 %

Aleanca për Shqiptarët 5.642 apo 51, 25%

Diferenca 458 vota

 

Në Studenican PDSH ka qenë në epërsi prej 424 votash kundrejt kandidatit të Lëvizjes Besa.

Komuna e Studenicanit

PDSH – 4,161 vota apo 52,17%

Lëvizja BESA – 3,737 vota apo 46,85%

Diferenca 424 vota

 

Në Tearcë garën për të parin e kësaj komune e ka fituar kandidati i BDI -së me diferencë prej gjithsej 516 votash ndaj kandidatit të Besës për këtë Komunë.

Komuna e Tearcës

BDI – 4,686 vota apo 51,64 %

Lëvizja BESA – 4,170 vota apo 45,96%

Diferenca 516 vota

 

Banorët e Komunës së Butelit kanë zgjedhur kandidatin e LSDM-së për t’i përfaqësuar duke i dhënë 2956 vota më tepër krahasuar me kandidatin e VMRO- DPMNE-së.

Komuna e Butelit

VMRO – DPMNE 7.037 40,15%

LSDM – 9.993 apo 57,02%

Diferenca 2956 vota

 

Në Gazi Babë LSDM ka fituar 3374 vota më tepër nga kandidati i VMRO-së duke bërë kështu i pari i kësaj komune.

Komuna e Gazi Babës

LSDM – 17.173 vota apo 53,57%

VMRO – DPMNE 13,799 vota apo 43,04 %

Diferenca 3374 vota

 

Në komunën e Kisella Vodës LSDM ka dalë fituese me diferencë prej 3930 votash ndaj kundër kandidatit të tij nga radhët e VMRO-së.

Komuna e Kisella Vodës

VMRO – DPMNE – 12,277 vota apo 41,58%

LSDM – 16,207 vota apo 54,89%

Diferenca 3930

 

Në Shtip LSDM poashtu ka fituar postin e kryetarit të kësaj komune duke fituar 1,715 vota më tepër kundrejt kandidatit të VMRO-së.

Komuna e Shtipit

LSDM – 15,078 vota apo 51,54%

VMRO – DPMNE 13,363 vota apo 45,68%

Diferenca 1715 vota

 

Në komunën e Shutkës LSDM ka pasur 1,603 vota më shumë se kundër kandidati i partisë “ Lidhja e Romëve të Maqedonisë”.

Komuna e Shuto Orizarës

LSDM – 4,936 vota apo 57,61%

Lidhja e Romëve të Maqedonisë – 3,333 vota apo 38,90%

Diferenca 1603 vota

 

Sipas rezultateve nga të dy raundet e këtyre zgjedhjeve lokale, LSDM do të udhëheq me Qytetin e Shkupit dhe me 56 komuna tjera në gjithë vendin. VMRO – DPMNE së bashku me rezultatet e rrethit të parë do të udhëheq në pesë komuna të vendit, BDI në 10, Aleanca për Shqiptarët do të ketë tre kryetarë komunash ndërkaq Lëvizja Besa dhe PDSH do të kryesojnë vetëm me nga një komunë, transmeton Alsat-M.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM