‘Loving Vincent’, filmi i parë krijuar nga 65,000 piktura në vaj  (video)

8:54 am 28.08.17

 

Janë dashur 4 vite për të zhvilluar teknikën dhe 2 vite të tjera për të krijuar filmin.

Filmi Loving Vincent bëhet i pari film i metrazhit të gjatë realizuar përmes pikturave. Është kjo një biografi për jetën e Vincent van Gogh, realizuar përmes 65,000 pikturave në vaj.

Kjo do të thotë rreth 12 piktura janë përdorur për të realizuar një sekond të filmit. Për gjithë këtë punë janë angazhuar 125 piktorë.

Filmi është nën regjinë e Dorota Kobiela dhe Hugh Welchman.

Loving Vincent flet për vdekjen tragjike të piktorit më 27 korrik të vitit 1890. Përveç që mundohet të ndriçoj rrethanat e vdekjes së piktorit, filmi gjithashtu merret edhe me pjesët më të diskutuara të jetës së tij.

Një pjesë e filmit është mundësuar përmes kampanjës për mbledhjen e fondeve, Kickstarter, dhe përkundër kësaj është arritur afrimi i një numëri të madh të kastit me emrat si: Douglas Booth, Jerome Flynn, Saoirse Ronan, Helen McCrory, Chris O’Dowd, John Sessions, Eleanor Tomlinson dhe Aidan Turner.

Fillimisht filmi është realizuar përmes aktrimit të aktorëve dhe më pas secila pjesë është punuar në pikturë.

Loving Vincent do të filloj të shfaqet nëpër kinëmatë e Britanisë së Madhe më 13 tetor.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM