Londra, qyteti më i mirë për studentët

1:17 pm 09.05.18

 

Kompania Quacquarelli Symonds (QS), specializuar në të dhënat e edukimit të lartë, ka renditur Londrën si qytetin akual më të mirin në botë për studentët.

Renditja bazohet në disa faktorë si numri i universiteteve më të mira në një qytet, tregu i punës, diversiteti kulturor dhe kualiteti i jetës.

Kompania në fjalë publikon çdo vit edhe renditjen e universiteteve më të mira në botë.

Sidoqoftë, Londra ka mbetur mbrapa në kategorinë e përballueshmërisë, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Krahasimet, të cilat përfshijnë pikëpamjet e 50,000 studentëve janë përpjekje për të përcaktuar disa nga përparësitë dhe të metat e qyteteve për studentët.

Në 10 vendet e para nuk gjendet asnjë qytet amerikan, krahasur me dy vende gjermane si Berlini dhe Mynihu.

Paris, që për vite të tëra ka kryesur në listë, këtë vit gjendet i pesti në listë.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM