‘Logan’ debuton fuqishëm në ‘Box Office’

4:50 pm 05.03.17

logan

 

Filmi ‘Logan’ nga 20th Century Fox ka shkuar drejt e në vendin e parë të radhitjes në ‘Box Office’-in amerikan, gjatë vikendit, duke mbledhur rreth 85 milionë dollarë nga gjithsej 4,071 kinema ku është dhënë premiera.

Kështu, filmi ka arritur të shënoj suksesin më të madh të arritur në vikendin e parë gjatë vitit 2017, rekord ky që deri tani mbahej nga filmi ‘The Lego Batman Movie’.

‘Logan’ ka marrë kritika të mira edhe nga audienca, ku 93 përqind e kanë cilësuar me shkallën A- në webfaqen Rotten Tomatoes.

Gjatë vikendit të fundit, në vendin e dytë është radhitur filmi ‘Get Out’ nga Universal, duke mbledhur rreth 24 milionë dollarë në javën e dytë, dhe në përgjithësi brenda dy jave rreth 76 milionë dollarë.

Dhe, në vendin e tretë është drama ‘The Shack’ duke fituar rreth 16 milionë dollarë nga 2,888 kinema në të cilat u shfaq.

 

logan1

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM