Llakatundi, fshati shqiptar ku u kap sasia rekord e kanabisit  (video)

9:20 am 15.07.17

 

Gjatë ditës së premte, forcat policore shqiptare rrethuan fshatin Llakatund që gjendet 12 kilometra në periferi të Vlorës.

Përmes një operacioni masiv policia arriti të sekuestroj një sasi rekord të kanabisit, rreth 15 tonë.

Top Channel hyri në një prej banesave ku droga paketohej, ose përpunohej për t’u kthyer në vaj ose në formën e çokollatës. Në të, kanabisi mbahej në kushte optimale.

Në pranga përfunduan 9 persona, nga të cilët dy punonjës policie të zonës dhe kryeplaku i fshatit.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM