Libri “Vdes siç vdes një vend” tani edhe në shqip

5:43 pm 06.07.17

 

Eleana Zhako ka sjellë në shqip veprën ‘Vdes siç vdes një vend’ nga autori grek Dimitris Dimitriais.

Një histori që vjen në 45 faqe libërth botuar nga Zenit, ne mund të shohim një nga dramat bashkëkohore të letërsisë fqinje, shkruar nga një autor që kërkon ti zbulojë ndryshe nacionalitetet.

Vepra nis me fjalinë “Atë vit asnjë grua nuk zuri fëmijë”, për të treguar më pas “mesjetën e një mitre”, që kishte pllakosur në vënd dëshpërimin.

“Vdes siç vdes një vend” është psikoanaliza letrare e një vendi që dekompozohet ngadalë, rrëfimi tronditës i një gruaje real-imagjinare, që shikon me tmerr sesi trupi i saj merr përmasat e vendit të saj të kalbëzuar dhe si përthahet çdo burim nga rrjedhin lëngjet e saj jetësore, transmeton Gazeta Shqip.

“Vdes siç vdes një vend” është vepra që e kurorëzoi Dimitris Dimitriadis si një nga autorët më të spikatur të letërsisë dhe teatrit bashkëkohor europian.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM