Libri për presidencën e Donald Trump, tani edhe në shqip

9:59 am 01.03.18

 

Libri i Michael Wolff, që flet për detaje interesante brenda Shtëpisë së Bardhë nën presidencën e Donald Trump, tani mund të lexohet edhe në gjuhën shqipe.

Bota Shqiptare ka publikuar librin “Zjarr dhe Tërbim” nën përkthimin e Alfred Cakos dhe Nikolla Langore.

Libri përmban prapaskena të bujshme, sekrete familjare dhe “të dhëna konfidenciale për Trampin.

Libri, i dalë në SHBA më 5 janar dhe i shitur fillimisht në 150.000 kopje, ka arritur tashmë 2 milion kopje të ezauruara fizike – me lexuesit që mbajnë radhë gjatë natës përpara librarive si në kohën e Harry Potter-it – përveç qindra mijëra kopjeve në versionin e-book dhe audio, transmeton Gazeta Shqip.

Wolff vëzhgon nga një perspektivë e veçantë kaosin e Zyrës Ovale dhe nxjerr nga duart një libër shpërthyes, të pasur me prapaskena të padëgjuara. A mendonte vërtet Trampi se do të fitonte? E donte vërtet këtë? Cilat janë qëllimet e “Xhervankës”, krijesa dykokëshe e përbërë nga e bija, Ivanka, dhe dhëndri Xherid Kushner? Pse u shkarkua shefi i FBI-së Xhejms Komi dhe, pas tij, shefi i stafit Rins Pribus?

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM